Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci po qëndron për vizitë në Uashington DC.
Statovci, atje ka zhvilluar një intervistë më Bankën Botërore ku ka folur për bashkëpunimin në mes të institucioneve të Kosovës dhe Bankës Botërore.
Ajo, në rrjetin social Facebook ka publikuar intervistën e plotë si dhe bëri të ditur se është diskutuar për projektin kyç që është projekti i ekonomisë dhe arsimi digjital në Kosovë.
“Një nga projektet kyçe që u diskutua është projekti i ekonomisë dhe arsimit digjital në Kosovë . Synon të ofrojë akses në internet për çdo qytet, qytezë dhe fshat të Kosovës, duke na bërë një ndër vendet më të avancuara në Evropë në këtë aspekt. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie dhe ekonomie digjitale në Kosovë, që të rrisë gjithë produktivitetin ekonomik”, ka shkruar Statovci./Arbresh.info
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...