Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka thënë se opozita ka bërë një fushatë të fuqishme, specifikash kundër kryeministrit, Albin Kurti duke kritikuar kështu qeverinë për mosbashkëpunim të mjaftueshëm me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fjalën e saj të rastit të seancën e Kuvendit të Kosovës, Statovci tha se si pasoj e kësaj fushate, të populli filloi të krijohet përshtypja se Qeveria do përplasje me SHBA-të dhe perëndimin.
“Muaj më parë, para dekorimit të planit evropian në mes të Kosovës dhe Serbisë, kemi qenë dëshmitarë të një fushate mediatike, përgjithësisht opozitare, në bazë kritike se Qeveria apo mazhoranca e specifikasht kryeministri duhet të jetë tepër regjit në këto negociata dhe jo bashkëpunues mjaftueshëm as me BE-në as me ShBA-në”.
“Filloj të krijohet opinioni se më saktë kjo do të krijoj një lloj shtangie në mes të raporteve në mes të Kosovës dhe perëndimit. Filluan edhe statuse të shumta ku flitej se Kosova po ecën vetë pa aleatet e saj, e ti humbësh aleatët në rrugëtimin tënd është tradhti, e kjo cilësohej si fitorja më e madhe për Serbinë”, tha Statovci, përcjell arbresh.info.
Tutje ajo shtoi se “në momente vendimtare u pa se kishim pozicionimin strategjik karshi planit franko-gjerman i cili mbështetej nga fuqitë dhe aletet tanë të mëdhenj si dhe nga shtetet mos njohëse”.
Sipas Statovcit, Kosova në Ohër është gjendur në një pozicion jo të favorshëm por megjithatë është bërë arritje maksimale.
“Në Bruksel dhe Ohër, Kosova u gjend në një situatë jo shumë të favorshme, dhe pavarësisht kësaj, u bënë arritje maksimale të lejuara nga rrethanat. Shume çka është bë, po ka dhe gjera që nuk janë arrit me u zhbë”, tha deputetja e LVV-së.
Statovci ndër të tjera tha se Kosova është përballë me tri nivele të presioneve.
“Situata jo e favorshme konstatohet meqë Kosova u përball me tre nivele të presioneve. Presioni i parë, merr fuqinë dhe bazamentin nga nënshkrimi i marrëveshjeve të vitit 2013/15, të pranuara, madje edhe të cytura nga vet pala jonë. Presioni i dytë morri fuqinë nga ratifikimi që ju bë marrëveshjes në Kuvend, teksa presioni i tretë është fakti se tashmë kemi luftë në Evropë, dhe miku më i madh i agresorit të kësaj lufte, është pikërisht fqinji ynë me të cilin po negociojmë”, deklaroi Statovci./arbresh.info/
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...