Sipas një sondazhi të IPSOS, ku doli se 44 për qind e qytetarëve serbë që jetojnë në Serbi, janë kundër integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo, sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, i bie që Kosova është e kufizuar me një shtet anti-Evropë.
“Serbia shpërfaq edhe më fuqishëm vetveten e saj. Për herë të parë në dy dekada, qytetarët serbë janë më shumë kundër integrimeve në BE, se pro. Edhe pse tashmë e njohur për ne, këtë e bëri të ditur sondazhi i IPSOS sipas të cilit vetëm 35 për qind e serbëve janë pro integrimeve evropiane, teksa 44 për qind janë kundër”, shkroi ajo në Facebook.
“Mund të themi se integrimet e Ballkanit perëndimor në familjen politike të BE-së, kanë pësuar dëmtim serioz pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Një zhvillim i tillë nuk është në favor të demokratizimit të rajonit tonë, madje përkundrazi. Nga kjo i bie që Kosova të jetë e kufizuar me një shtet anti-Evropë, e të orientuar përherë e më fuqishëm kah Rusia”, shtoi ajo.
Ajo tha se viti 2022, duket se do të bëjë Kosovën të jetë shumë më vigjilente në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe rrugës së demokratizimit, përderisa ajo është në linjë me politikat e shteteve evropiane e demokratike./arbresh.info/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...