Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) gjatë periudhës kohore 10.06.2022-16.06.2022 kanë shtuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: 740 gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, për mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos përdorimi i rripit etj.
Gjatë javës në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan, NJRKRr ka hetuar 18 aksidente trafiku:
a) 15 aksidente me lëndime trupore dhe
b) 03 aksidente me dëme materiale
c) 00 aksident me pasoja fatale në qytetin e Gjilanit.
Lokacioni i aksidenteve:
a) zonë e përgjegjësisë NJRKRr: 04
b) zonë e përgjegjësisë St.policor Gjilan: 11
c) zonë e përgjegjësisë St.policor Novo Bërdë: 01
d) zonë e përgjegjësisë St.policor Viti: 02
Gjatë kësaj jave janë konfiskuar 11 patentshoferë nga vozitës të cilët kanë kryer kundërvajtje për të cilat parashihen masa mbrojtëse-ndalim drejtimi i automjetit për kohë të caktuar, prej tyre:
a) 09 për tejkalim në vijë të plotë
b) 01 për tejkalim në vijë të plotë vëzhgimi është bërë nga ekipi me Dron
c) 01 Fëmijë nën moshën 12 vjeçarë në ulësen e përparme të mjetit.
NJRKRr Gjilan ka vazhduar së implementuari Planin Operativ “Motoçikletat” në rrugët nacionale dhe gjatë kësaj jave janë shqiptuar 07 tiketa për drejtuesit e motoçikletave, prej tyre 03 tiketa pa regjistrim dhe 04 për mos bartje të helmetës nga drejtuesit e motoçikletave .
Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal apelojnë vozitësit të jenë maksimalisht të kujdesshëm duke respektuar rregullat dhe ligjin mbi trafikun rrugor, toleranca do të jetë zero për të gjitha kundërvajtëjet, me të vetmin qëllim preventivë që mos të kem aksidente trafiku.
NJRKRr Gjilan ka bërë përcjelljen e marshit të biçikletave në relacionin: Llabjan-Novobërdë-Gjilan-Viti-fsh.Begracë ku ka mbaruar zona e përgjegjësisë së DRP Gjilan.
Po ashtu Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë dhe numrat kundestarë:192; 03850807590.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë./arbresh.info/
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...