Bashkimi Evropian porositi se çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të Brukselit.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka komentuar se Brukseli ka parë mjaft kriza e njëkohësisht, sipas tij, shumë pak zgjidhje dhe hapa që çojnë drejt depërshkllëzimit.
“Hapja e urës në Mitrovicë është në fakt objekt i dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE: nga viti 2015 dhe viti 2016. Dhe pavarësisht përpjekjeve të Bashkimit Evropian si lehtësues, kjo urë mbetet e mbyllur për qarkullim. Dhe meqenëse kjo është një çështje që i përket dialogut të lehtësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim që lidhet me urën duhet të diskutohet dhe merret në dialog dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve zyrtarë të të dyja palëve: Kosovës dhe Serbisë. Kjo është shumë e qartë”, deklaroi zëdhënësi i BE-së.
Peter Stano në këtë rrafsh përsëriti porosinë e rregullt, së është e domosdoshme që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Gjithnjë sipas tij, secila krizë e re që paraqitet, e shmang vëmendjen nga domosdoshmëria e zbatimit të marrëveshjes kryesore.
“Pra, të gjitha detyrimet që dalin nga marrëveshjet duhet të zbatohen pa vonesa. E njëjta gjë vlen edhe për marrëveshjen për urën si dhe marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. Sepse të gjithë këta hapa të njëanshëm, hapa të pakoordinuar që po ndërmerren, ato po e zhvendosin fokusin dhe vëmendjen nga prioriteti kryesor dhe prioriteti kryesor tani për të dyja palët duhet të jetë zbatimi i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, porositi Stano.
Ura mbi lumin Ibër është simbol i ndarjes së qytetit të Mitrovicës. Në kuadër të dialogut janë arritur disa marrëveshje lidhur me këtë urë. Në vitin 2014 Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për heqjen e barrikadave dhe rivitalizimin e urës, në funksion të lëvizjes së lirë.
Një vit më vonë u dakordua hapja e urës. Më 2016 Prishtina dhe Beogradi u pajtuan për një plan të ri zbatimi, me qëllim zgjidhjen e interpretimeve të ndryshme në konkluzionet e mëparshme./rtk
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...