I pyetur që të reagoj lidhur me prononcimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq të premten që shkoi, e që kanë të bëjnë me masat e vendit të tij si reagime ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka bërë thirrje për përmbajtje nga ‘retorika nxitëse dhe hapat e njëanshëm që shkojnë kundër dialogut’.
“Retorika nxitëse dhe mashtruese si dhe veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara shkojnë kundër dialogut. Ato vejnë në rrezik normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe sigurinë e qytetarëve të tyre” ka thënë Stano në një përgjigje me shkrim.
Zëdhënësi i BE-së, përshëndeti atë pjesë të deklaratave të presidentit serb lidhur me kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Zyrtarët e BE-së në këtë rrafsh i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.
“Ne mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga Presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht marrim në dijeni thirrjen për Serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe re integrimin e Serbëve të Kosovës në të gjitha institucionet e Kosovës nga të cilat janë larguar në vitin 2022”, ka deklaruar Stano.
Ai ka nënvizuar se Brukseli vazhdimisht ka ftuar Beogradin që të inkurajoj këtë gjë, ndërsa Prishtinën që të mundësoj re integrimin e Serbëve të Kosovës.
Peter Stano përsëriti thirrjen e vazhdueshme te Bashkimit Evropian për de-përshkallëzim si dhe për implementim të plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu nga të dyja palët dhe konfirmoi gatishmërinë e BE-së që të mbaj një raund dialogu në nivel kryenegociatorësh të martën e ardhshme.
“Rruga përpara për të dyja palët është re konfirmimi i angazhimit të tyre konstruktiv në procesin e normalizimit. Rasti i parë për këtë është takimi i krye negociatorëve me 17 shtatorë në Bruksel” ka thënë ai.
Zëdhënësi i BE-së nënvizoi se marrëveshjet e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, parashikojnë hapat dhe procedurat konkrete, gjithnjë duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës.
“Në këtë kontekst implementimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe është shumë i rëndësishëm”, ka precizuar ai në një përgjigje me shkrim./rtk
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...