Zyrtarët e Bashkimit Evropian sërish ua kanё rikujtuar autoriteteve kosovare se e kanё pёr obligim formimin e Asociacionit tё komunave me shumicё serbe nё Kosovё, konform marrëveshjeve tё arritura nё kuadёr tё dialogut.
Zëdhёnёsi i BE, Peter Stano nuk ka komentuar kushtet qё i nxori kryeministri Albin Kurti njё ditё mё parё pёr formimin e Asociacionit. Nё kёtё rrafsh ai vetёm tёrhoqi vërejtjen se janё tё domosdoshme hapat konkret nё mёnyrё qё tё çohet para procesi i dialogut mbi normalizimin e raporteve nё mes tё Kosovёs dhe Serbisë.
“Unë vetëm mund të ritheksoj urgjencën që BE i kushton për të çuar përpara dialogun dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, ndёrsa formimi i Asociacionit ёshtё njё prje tyre”, ka nёnvizuar Stano nё njё pёrgjigje me shkrim për rtk-në
Ai ka konfirmar se qëndrimi i Brukselit nё lidhje me formimin e Asociacionit tё komunave mё shumicё serbe nё Kosovё mbetet i pandryshuar dhe se i njëjti ёshtё përsëritur disa herё edhe publikisht.
Peter Stano gjithashtu rikujton se Prishtina zyrtare mori pёrsipёr si obligim ndërkombëtar për të krijuar Asociacionin andaj edhe i takon Kosovёs qё ta zbatoj kёtё detyrim.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës