Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se ndonëse njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është qëllimi i dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve, nuk përjashtohet që njohja të vjen si rezultat i përmbylljes së procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi
“Qëllimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është normalizimi i marrëdhënieve. Pra, kjo është detyra që iu dha BE-së si lehtësues për të punuar dhe për të ndihmuar të dyja palët për të arritur normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Pra, nuk ka njohje atje. Por sigurisht një pasojë logjike e normalizimit do të ishte njohja. Por kjo është diçka shumë përpara në këtë proces. Dhe pesë mosnjohëset mes vendeve anëtare të BE-së do të marrin vendimet e tyre bazuar në atë që ata e shohin si të nevojshme dhe të rëndësishme. Por kjo nuk është një çështje që trajtohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE. Detyra është edhe një herë normalizimi i marrëdhënieve, ndërsa përcaktimi i normalizimit në fund kur të arrijmë, ose më mirë, kur të vendoset nga palët me ndihmën tonë, do të përcaktohen vet”, tha Stano.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian konfirmoi mbajtjen e takimit të kryenegociatorëve të martën më 2 korrik.
Ky takim do zhvillohet si vazhdimësi e tentimit të organizimit të takimit të liderëve, të cilin pala evropiane nuk ia doli ta realizojë pasi që kryeministri i Kosovës nxori kushtet që duhet të përmbushen para se të takohet sërish me homologun e tij nga Beogradi, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Stanos, në agjendën e takimit mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit do të jetë nisja e zbatimit të marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur mes liderëve vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...