Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e mbjatur dje ka kritikuar emisarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak duke thënë se në takimin e 14 shtatorit, Lajçak ishte “i pozicionuar” kundër Kosovës.
Në një përgjigje për Arbresh.info, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i cilësoi si “akuza të pabaza” atë që tha Kurti, duke shtuar se problemi i mungesës së progresit në dialog, nuk qëndon te Borrelli dhe Lajçaku.
”BE-ja dhe partnerët tanë ndërkombëtarë të angazhuar në mbështetjen e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja e kanë bërë shumë të qartë në mënyrë të përsëritur se ku e shohin problemin kryesor për mungesën e progresit në Dialog, dhe definitivisht nuk është Borrelli ose Lajçak”, tha Stano.
”Shtetet anëtare të BE-së – 27 prej tyre – e kanë përsëritur qartë se mbështesin plotësisht Borrellin dhe Lajçakun në përpjekjet e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të normalizojnë marrëdhëniet e tyre”, thuhet në përgjigjen e tij.
Ndër të tjera, Stano tha se kjo mbështetje u afirmua edhe nga 27 shtetet anëtare të BE-së në këtë mëngjes.
“Së fundmi 27 shtetet anëtare të BE-së shprehën këtë mbështetje të plotë këtë mëngjes dhe u diskutua edhe në takimin e Ministrave të Jashtëm të 27 vendeve të BE-së në Neë York mbrëmë”.
Ndërkaq përsëriti thirrjen e BE-së për angazhim në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim.
“Kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në Propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme.”, ka thënë Stano.
Shtetet anëtare të BE-së kanë theksuar se puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejmë.
“Shtetet Anëtare gjithashtu theksuan vazhdimisht se puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm.”, u shpreh ai./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...