Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se takimet e planifikuara për nesër janë si vazhdimësi e vizitës së Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak me emisarët e pesë vendeve perëndimore në Prishtinë dhe në Beograd gjatë fundjavës. Ai ka thënë se ideja është që këto takime të bëhen në margjinat e Këshillit Evropian në mbështetje të kthimit në dialog, sepse ky është mesazhi kryesor i Bashkimit Evropian.
“Unë mund të konfirmoj në emër të Përfaqësuesit të Lartë Borell se ai do t’i informojë liderët e Bashkimit Evropian për situatën në dialogu Beograd – Prishtinë, për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, siç ka qenë rasti gjithmonë gjatë takimeve të mëhershme të Këshillit Evropian, sepse kjo është një çështje shumë e rëndësishme për Bashkimin Evropian”, tha ai.
Stano tha se po presin që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, “të kthehen menjëherë dhe pa kushte në përmbushjen e detyrimeve të tyre që rrjedhin nga dialogu, të fillojnë menjëherë dhe pa kushte të punojnë urgjentisht në depërshkallëzim dhe të riangazhohen në dialog”.
“Por, nesër nuk do të ketë një takim dialogu të nivelit të lartë si të tillë. Këto janë, siç thashë, takime individuale të Presidentit dhe të Kryeministrit me liderë të përzgjedhur evropianë”, tha Stano./rtk
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...