Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha sot se për BE-në ajo që ndodhi të dielën në veri të Kosovës është qartë sulm terrorist.
Në një konferencë për media, ai përsëriti se duhen hetime të plota, para se blloku evropian të ndërmarrë masa.
“Pozicioni i BE-së është shumë i qartë, se ajo që ndodhi ishte një sulm terrorist dhe se duhet të hetohet se kush është përgjegjës, i përfshirë ose ka planifikuar dhe se ata duhet të sillen para drejtësisë dhe BE-ja do të marrë marrë një vendim për të kur çdo gjë të sqarohet”, deklaroi ai.
Stano tha se BE nuk do të komentojë deklarata, vlerësime apo qëndrime individuale derisa hetimi të përcaktojë plotësisht se çfarë ka ndodhur saktësisht në konfliktin e armatosur në zonën e Banjskës.
Ai deklaroi se “të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjithë duhet të kontribuojnë në përcaktimin e asaj që ka ndodhur”.
Ndryshe sot Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën me të cilën dënohet ashpër sulmi i Serbisë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, me të nisur seanca në Kuvendin e Kosovës, ka njoftuar se Kuvendi ka miratuar Rezolutën për dënimin e sulmit terrorist në Banjskë.
“Kuvendi i Kosovës e dënon me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës”, tha Konjufca.
Pro rezolutës votuan 97 deputetë./Arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...