Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja e ka dënuar sulmin e ndodhur në Banjskë të Zveçanit.
Sipas tij, situata duhet të depërshkallëzohet dhe përmes dialogut të gjendet një rrugëdalje nga krizat e vazhdueshme.
Stano në konferencën për media në Bruksel, ka deklaruar se në Kosovë është krijuar një situatë shumë e rrezikshme.
“Të dyja palët duan të anëtarësohen në BE dhe rruga e tyre është përmes dialogut. Ne nuk duhet të merremi me kriza të rrezikshme siç kemi tani, por duhet t’i ndihmojmë ata. Të gjitha këto janë thënë shumë qartë në njoftimin e anëtarëve të BE-së se si duhet të sillen për të hyrë në BE”, ka thënë Stano.
Ai nuk ka treguar nëse BE-ja do të vendosë masa ndëshkuese edhe për Serbinë.
“Masat e vendosura për Kosovën nuk janë sanksione, kemi thënë që në fillim se BE-ja e ka pasur të qartë se masat janë të përkohshme, nëse BE-ja gjen arsye do t’i prezantojë edhe Serbisë”, është shprehur Stano./rtk
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër