Për Bashkimin Evropian situata e ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë është e papranueshme ka thënë Peter Stano.
Stano në cilësinë e zëdhënësit të shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka informuar për zhvillimet e fundit që po ndodhin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Vazhdimi i Status Quo-së në dialog nuk është i qëndrueshëm, dhe dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që situata të normalizohet me pandeminë”, ka thënë Stano për RTV Dukagjinin.
I pyetur për bashkëpunimin me Emisarin e Posaçëm të SHBA-së për dialog, Richard Grenell, Stano ka deklaruar: “Emërimi i fundit i Përfaqësuesit Special të BE-së për rajonin tregon rëndësinë që shtetet e BE-së i japin dialogut. Përfaqësuesi Special (Lajçak) është vazhdimisht në kontakt me të gjithë partnerët përkatës për të dëgjuar perspektivat, pritjet dhe shqetësimit e tyre, në mënyrë që dialogu të fillojë pa vonesë”.
Lidhur me idetë për shkëmbime territoresh, Stano thotë se nuk ka asgjë të re për t’u raportuar.
“Marrëveshja mes palëve duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së, vlerat e BE-së dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtarë. Për të qenë e qëndrueshme marrëveshja gjithashtu duhet të e pranueshme për rajonin dhe shtetet anëtare të BE-së”.
Në anën tjetër njohësi i çështjeve politike Shkodran Ramadani thotë se ka një çarje mes BE-së dhe SHBA-së dhe se kjo po reflektohet edhe në Kosovë.
“Kjo çarje e madhe mes BE-së dhe SHBA-së po reflektohet edhe në Kosovë. Tani më është e pamundur që të akomodohen të gjitha qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë në një platformë të vetme”, ka deklaruar Ramadani.
Para disa ditësh ministrat e jashtëm francez e gjerman bënë thirrje që dialogu të fillojë sa më parë që është e mundur.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...