Google ADS

Stano: Lajçak po punon çdo ditë për dialogun Kosovë-Serbi

14:53 | 22 Tetor 2020
Arbresh.info

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano ka thënë që i dërguari i posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ekipi i tij po punojnë “çdo ditë”, për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.

“Takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE do të njoftohet kur të kemi një kohë, datë dhe agjendë të caktuar”, tha Stano.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë kishte rifilluar më 16 korrik dhe ishin zhvilluar disa takime, si në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh.

Por, për më shumë se një muaj nuk ka pasur takime të reja. Një prej shkaqeve ishte refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe insistimi i Serbisë që të bisedohet për këtë temë si prioritet.

Të ngjashme