Stano: Kur të ketë hapa të duhura për shtensionim, do të shqyrtohen masat e vendosura ndaj Kosovës

16:56 | 8 Janar 2024
E.H

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se blloku është duke e vëzhguar situatën në Kosovë.

Stano tha se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës do të hiqen kur të vlerësohet se janë ndërmarrë hapat e duhur për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ai theksoi se blloku është duke e vëzhguar situatën në terren dhe duke punuar bashkë me partnerët për të parë nëse janë ndërmarrë masat e duhura.

“Ne kemi njerëz në terren dhe përcjellim nga afër situatën. Jemi të përkushtuar në përpjekjet tona për atë se çfarë ndodh. Jemi duke punuar me partnerët për të dhënë ndihmë për marrjen e masave për shtensionim”, është shprehur Stano në një konferencë për media.

“Kur të ketë mjaftueshëm hapa pozitivë, BE do t’i shqyrtojë masat e vendosura ndaj Kosovës dhe ndoshta do t’i heqë ato”, shtoi ai./Arbresh.info

Lexo edhe:

Viti i ri do sjellë energji të re në procesin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme