Teksa në Kosovë po bëhet thirrje për pezullim të dialogut me Serbinë, është Bashkimi Evropian që po i thërret palët të bëhen gati për diskutim. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se duhet zgjidhje e shpejtë, për të mos ndodhë konflikti në të ardhmen.
Bashkimi Evropian i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përgatiten për dialog. Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, zëdhënësi Bashkimit Evropian për politika të Jashtme Peter Stano, tha se kjo mund të ndodhë, kurdo që lejojnë kushtet.
“Dialogu, pas rifillimit të tij në korrik, përsëri po vazhdon dhe përparon me punën e përditshme në nivelin e ekspertëve duke u çuar përpara nga përfaqësuesi special i BE-së dhe ekipi i tij. Takimet e ardhshme të dialogut do të mbahen në Bruksel sa më shpejt që të lejojnë kushtet. Në ndërkohë do të ishte mirë nëse Prishtina dhe Beogradi përgatiten për diskutimet, duke treguar frymën e nevojshme të pragmatizmit dhe vullnetin politik për kompromis”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Peter Stano.
Në vendin tonë, pas zhvillimeve, është kërkuar që dialogu të pezullohet. Megjithatë, Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka thënë se kjo nuk duhet të ndodhë.
Ndryshe mendon profesori universitar, Seb Bytyqi, që thotë se Kosova duhet të pres deri sa Joe Biden zyrtarisht të bëhet president i SHBA-së.
“Duhet të ketë një pauzë në dialog derisa të instalohet qeveria e re në SHBA. Pastaj duhet të vazhdohet dialogu ku përfaqësuesi i SHBA duhet të ketë një rol të rëndësishëm në proces”, deklaroi Seb Bytyçi.
Marrëveshje sa më parë ka kërkuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq, por duke përmendur Nagorno – Karabakun, si shembull i një konflikti të ngrirë e që më pas eskaloi në luftë.
“Konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë. Beogradi duhet të punojë për arritjen e zgjidhjes përmes kompromisit me Kosovën”, deklaroi Aleksandër Vuqiq.
Këto deklarata të presidentit serb, Bytyçi i ka cilësuar si të rrezikshme.
“Deklarata e Vuçiqit është kërcënim i hapur dhe ajo trego për mentalitetin e qeverisë në Serbi”, deklaroi më tej Seb Bytyçi./RTV Dukagjini.
Guerot: Asociacioni do të jetë kusht edhe për rrugën e Kosov...
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”