Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se më 19 mars do mbahet një takim i ri në kuadër të dialogut. Takimi, sipas Stanos, do jetë në nivel të kryenegociatorëve, ndërsa mes tjerash do trajtohet edhe çështja e dinarit.
“Të martën, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët, homologët e tij kryesorë, të vijnë në Bruksel për të vazhduar diskutimet. Pra, para së gjithash, të vazhdohet diskutimi, i cili tashmë ka filluar para disa javësh për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. Dhe do të ketë edhe pika të tjera për të diskutuar mes kryenegociatorëve nga Serbia dhe Kosova në Bruksel, të cilat janë çështjet më urgjente në kuadër të dialogut”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Stano rikujtoi se kohë më parë ishte zhvilluar një takim në Bruksel lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës. Sipas tij, ky takim solli ca rezultate, por duhej të vazhdohej me diskutim, në nivel të kryenegociatorëve.
“Ky problem u krijua si pasojë e mungesës së koordinimit dhe veprimit të njëanshëm që krijoi probleme në dialog. Por e mira është se ne filluam të merremi me këtë në kuadër të dialogut. Pra, vazhdimi i diskutimeve lidhur me dinarin do të jetë nga çështjet e pakta në rendin e ditës të martën e ardhshme”.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka konfirmuar se, pos çështjes së dinarit, do trajtohet edhe zbatimi i marrëveshjes se Ohrit, apo, siç u shpreh ai, do të preken aspektet individuale të kësaj çështjeje, si nga palët, ashtu edhe nga ndërmjetësi./rtk
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez