Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar deri në janar, shtetet anëtare vendosin për emërimin e ri

17:28 | 28 Nëntor 2024
K.B

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në konferencën e tij të fundit për media ka bërë të ditur se mandati i tij përfundon të shtunën e 30 nëntorit.

E pikërisht për këtë, Stano ka thënë se nuk i takon atij të flas për zëvendësimin e emisarit Miroslav Lajçak apo emërimin e një Përfaqësuesi të ri Special.

Ai tha se mandati i çdo Përfaqësuesi Special në Bashkimin Evropian miratohet nga Shtetet Anëtare.

“Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë zgjat deri në janar. Mandati ynë përfundon shumë shpejt, këtë të shtunë, kështu që nuk më takon mua të komentoj se çfarë do të vijë më pas. Mund të kujtoj vetëm, siç kemi bërë pothuajse gjithmonë kur flisnim për dialogun Kosovë-Serbi, duke kujtuar procedurat, duke kujtuar marrëveshjet. Pra, mund të kujtoj vetëm se mandati i çdo Përfaqësuesi Special në Bashkimin Evropian diskutohet dhe debatohet dhe përfundimisht vuloset dhe miratohet nga Shtetet Anëtare”, tha Stano.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme