Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kishte reaguar ndaj deklaratave të Bashkimit Europian, se në raportin e shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pritet të përfshihen edhe operacionet e Kosovës për mbylljen e objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës.
Në lidhje me këtë Konjufca, kishte thënë se është mirë shefi i diplomacisë evropiane Borrell ta shkruajë raportin të tregojë se këto institucione kanë qenë banka të paligjshme të Serbisë në Kosovë.
Për këtë është Petar Stano ka thënë se nuk komenton deklaratat e zyrtarëve kombëtarë.
Ai ka shtuar se BE-ja i di detyrat e saj dhe fokusohet në to për punën që bën.
“Ne nuk komentojmë vërejtjet e rastësishme të zyrtarëve të ndryshëm kombëtarë. BE-ja i di detyrat e saj, fokusohet në to dhe bën punën e saj. Këta njerëz duhet të bëjnë të njëjtën gjë”, ka deklaruar Stano.
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot