Bashkimi Evropian rikujton autoritete e Kosovës se hapja e urës mbi lumin Ibër është çështje që duhet shtjelluar në kuadër të dialogut me Serbinë.
Lidhur me paralajmërimet e zyrtarëve qeveritar të Kosovës se po punohet drejt hapjes së urës mbi lumin Ibër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thotë se Brukseli asnjëherë nuk i komenton paralajmërimet e veprimeve.
Megjithatë ai nënvizon se rihapja e urës është çështje e dialogut, ndërsa çdo vendim për hapjen duhet të merret në kuadër të këtij procesi.
“Ne kurrë nuk spekulojmë për skenarët se çfarë nëse diç ndodhë. Qëndrimi ynë i përgjithshëm është se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut duhet të zbatohen. Ky është një detyrim i kahershëm për të dyja palët, dhe çfarëdo hapash dhe veprimesh që do të ndërmerren që kanë ndikim në njërën palë ose në tjetrën duhet të zgjidhen, diskutohen dhe merren, si dhe të çohen përpara në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE”, ka deklaruar zëdhënësi I Brukselit Peter Stano.
Ura mbi lumin Ibër e cila simbolizon ndarjen e qytetin të Mitrovicës, është e hapur vetëm për këmbësorë. Në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, ekziston marrëveshja e cila parasheh hapjen e saj edhe për trafik.
Sipas qeverisë së Kosovës, hapja e urës do të siguronte liri të lëvizjes për të gjithë.
Mirëpo Bashkimi Evropian, nuk mendon se duhet të shkohet drejt zbatimit të këtij plani, pa pëlqimin e Serbisë i cili duhet të vërtetohet në kuadër të procesit të bisedimeve./rtk
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...