Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se emisari evropian për dialog Mirosllav Lajçak, ka planifikuar mbajtjen e një takimi mes Kosovës e Serbisë më 27 shkurt në Bruksel, ku do të diskutohej për çështjen e dinarit.
Por, Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Kurti, tha për Info Plus se Marrëveshja Bazike duhej të ishte çështje e takimit në Bruksel, pasi që më 27 shkurt bëhen një vit nga ujdia për marrëveshje mes dy vendeve.
“Me 27 shkurt bëhet një vit prej se është pranuar Marrëveshja Bazike për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, pra kjo do të duhej të ishte çështje e diskutimit në Bruksel, zbatimi i kësaj marrëveshjeje, sepse, siç e kemi parë, ka disa letra, e deklarata publike menjëherë pas pranimit të Aneksit në Ohër, Serbia ka deponuar në BE letrën e kryeministres Bernabiq, ku thotë se marrëveshjet nuk janë të zbatueshme”, tha ai.
Zulfaj ka thënë se Stano duhet të merret me Serbinë, që është palë bllokuese.
Ai tha se takimet me Bashkimin Evropian, kryeministri i Kosovës nuk i ka refuzuar asnjëherë. Për qasjen që Kosova ka treguar, karshi dialogut, këshilltari i kreut të ekzekutivit kosovar, tha se Kosova është treguar gjithherë e gatshme për të qenë palë konstruktive në këtë proces.
Ndryshe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ndikoi seriozisht në popullatën serbe të Kosovës dhe komunitetet e tjera në mbarë Kosovën, në veçanti mbështetjen financiare që ata e marrin nga Serbia.
Lexo edhe:
Stano: Sjellja e Bislimit ndaj zyrtarëve të BE-së, e papranueshme
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut