As me bori të veturës nuk guxoni të ngacmoni një ambasador, ndryshe përfundoni në burg. Nga juristet kërkohet që mos të përdoren standarde të dyfishta vetëm pse kemi të bëjmë me diplomat.
Një person ka përfunduar në burg pikërisht për 48 orë pasi kishte përdorur borinë në trafik, ndaj Ambasadores së Luksenburgut.
Zëdhënësja për media në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, thotë se ambasadorja gjatë qarkullimit në trafik është penguar me bori dhe me sjellje të pa dëshirueshme ndaj saj, pastaj ajo e ka raportuar rastin në polici.
Ulaj thotë se personi është ndalur për 48 orë, por ende nuk dihet se çfarë ka vepruar Prokuroria në këtë rast, nëse është liruar personi me procedurë të rregullt apo është ndërmarr ndonjë vendim tjetër.
“Nuk ka qenë ngacmim seksual, por një ngacmim që është bërë gjatë qarkullimit në trafik rrugorë, e ka shqetësuar me bori ambasadoren, ka shfaq sjellje të pa dëshirueshme ndaj saj, dhe mandej ajo e ka raportuar rastin në polici, dhe policia në bashkëpunim me prokuroren kanë ndërmarr tjera veprime dhe e kanë ndaluar personin në kohëzgjatje për 48 orë. Dhe tutje nuk e di se çfarë ka vepruar prokuroria në këtë rast, a është liruar i njëjti në procedurë të rregullt apo ka shkuar me ndonjë kërkesë drejt të pandehurit”, thotë ajo për arbresh.info.
Por, se Ligji duhet të vlej për çdo grua të Kosovës njëjtë, dhe se çdo grua e Kosovës nuk është më pak e vlefshme se sa Ambasadorja e Luksemburgut, e thotë njohësi i drejtësisë në Kosovë, Musa Damati.
Sipas tij, rastet e tilla duhet të trajtohen me prioritet në procedurën penale dhe me standarde të njëjta, dhe të barabarta për të gjitha gratë e Kosovës.
“Trajtimi i rasteve të tilla duhet të bëhet jo me standarde të dyfishta përkatësisht se ligji duhet të vlej për çdo grua të Kosovës njëjtë, dhe se çdo grua e Kosovës nuk është më pak e vlefshme se sa ambasadorja e Luksemburgut, andaj edhe për ketë arsyeje rastet e tilla duhet te trajtohen me prioritet në procedurën penale dhe me standarde të njëjta dhe barabarta për të gjitha gratë e Kosovës”, thotë ai./A.Zeka/arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor