Google ADS

Stafi i Klinikës Infektive refuzon shtesat prej 60 eurove të ndara nga Qeveria: S’kemi nevojë për lëmoshë

17:11 | 26 Gusht 2021
L G

Klinika Infektive ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti, pasi së fundi ndau 60 euro për tre muaj, për personelin shëndetësor.

Përmes një komunikate, stafi i Infektives konsideron se ky vendim është denigrues dhe fyes ndaj tyre.

“Personeli shëndetësor dhe stafi mbështetës i Klinikës Infektive nuk ka nevojë për lëmoshë, por përkrahjen e duhur dhe të merituar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje kanë thënë se e refuzojnë lëmoshën e Qeverisë.

“Refuzojmë lëmoshën e Qeverisë së Kosovës, dhe nën betimin e Hipokratit do të vazhdojmë të luftojmë kundër COVID-19, me të gjitha forcat tona, sepse pacienti ka qenë dhe vazhdon të mbetet i shenjtë”, thuhet në fund.

Ndryshe,të mërkurën, Qeveria ndau 2.7 milionë euro për stafin shëndetësor për tre muajt gusht, shtator e tetor. Vendimi ishte që të ndahen shtesa prej 10 për qind të pagës së rregullt bruto, por jo më pak se 60 euro në muaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme