Stacioni Policor Qendra ndriçohet në shenjë solidarizimi ndaj dhunës së grave

21:50 | 9 Dhjetor 2024
E.H

Objekti i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë është ndriçuar me ngjyrë portokalli si pjesë e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.”

Në këtë ngjarje ka marr pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se MPB dhe PK kanë ngritur kapacitetet për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës që raportohet, përcjell Arbresh.info.

“Në simbolikë të kësaj dhe në mbështetje të fushatës globale kundër dhunës në familje, ditën e përmbyllëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtoreshën e Divizionit të Policimit në Bashkësi Zylfije Dema, me ndriçimin portokalli të objektit të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Dhuna është e ndaluar dhe e patolerueshme në të gjitha format dhe në të gjitha rastet. Si Ministri e Punëve të Brendshme bashkë me Policinë e Kosovës kemi ngritur e po avancojmë kapacitetet tona në mënyrë që të jemi sa më efikas në parandalimin, hetimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës që raportohen. Angazhimi ynë për sigurinë e qytetareve tona mbetet prioritet sot dhe çdo ditë tjetër”, shkroi tutje Sveçla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme