Google ADS

Stacioni policor në Veri, me kushte minimale për punë

10:21 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve Brendshme Flamur Sefaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni kanë vizituar stacionin policor verior në Prishtinë.

Ministri Sefaj dhe Drejtori Maxhuni u njoftuan me punën dhe angazhimet e personelit policor të këtij stacioni, në të mirë të sigurisë së qytetarëve të zonës së përgjegjësisë të cilën e mbulon ky stacion policor.

Personeli i Veriut të Prishtinës tha se të gjitha shqetësimet e kësaj zone trajtohen me efikasitet dhe profesionalizëm të lartë.

“Për të gjitha shqetësimet nga aspekti i sigurisë që kanë qytetarët, zyrtarët pran këtij stacioni i trajtojnë me prioritet, efikasitet dhe profesionalizëm të lartë”, thuhet në komunikatë.

Para ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, personeli i këtij stacioni u ankua për stacionin ku punojnë, që than se nuk i plotëson as kushtet minimale për punë.

“Gjatë vizitës në këtë stacion policor pashmangshëm u trajtuan edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen në aspektin logjistik-infrastrukturor, për faktin se objekti dhe hapësira e punës që shfrytëzohet nga personeli policor në këtë stacion nuk i plotëson as kushtet minimale për punë”, u deklaruan ata.

Mirëpo, ministri i MPB-së i premtoi këtij stacioni se do ta ngrisë këtë problem logjistik-infrastrukturor në të gjitha instancat relevante.

“Ministri i MPB-së krahas mirënjohjes dhe falënderimit për punën e zyrtareve policor pran këtij stacioni që e bëjnë në të mirë të qytetarëve, u zotua dhe premtoj se do të ngrisë problemin logjistik-infrastrukturor në të gjitha instancat relevante, me qëllim që PK-së ti ndahet një hapësirë e nevojshme për ndërtim të një objekti policor i cili plotëson kushtet sipas standardeve”, tha ministri.

p5_1505894719-2097379 p4_1505894716-4477048

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme