Operoi me humbje gjatë 2017-ës.
Edhe në 2018-ën u përball me gjendje të dobët financiare, por Stacioni i Autobusëve në Prishtinë nuk ndali bonuset për punëtorët.
Sipas Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, Ndërmarrja Publike Lokale Stacioni i Autobusëve sh.a Prishtinë vitin që lamë pas ndau shpërblime apo bonuse për punëtorët më të mirë në vlerë 15 mijë euro përkundër gjendjes së rëndë financiare në të cilën gjendej.
Për festën e Fitër Bajramit, ndërmarrja ka ndarë nga 50 euro bonus për 95 punëtorë vlera e të cilave ka arritur në 4 mijë e 750 euro.
E pagesa ishte kryer edhe pse nuk parashikohet me rregullore të brendshme të ndërmarrjes.
“Gjithashtu, ndërmarrja me rastin e festës së Fitër Bajramit kishte paguar 95 punonjësit me nga 50€ që gjithsej këto pagesa kishin kapur vlerën 4,750€. Pagesa ishte bërë edhe përkundër faktit se ndërmarrja ka qenë në proces të ristrukturimit për shkak të gjendjes së dobët financiare gjatë vitit 2018 si rrjedhojë e operimit me humbje nga viti 2017. Gjithashtu rregulloret e brendshme të ndërmarrjes nuk parashohin pagesa të tilla. Kjo ka ndodhë për shkak të një menaxhimi jo të duhur dhe mbikëqyrjes së dobët nga ana e BD-së”, thuhet në raportin e ZKA-së.
Por ky nuk ishte bonusi i vetëm që kishin marrë punëtorët e Stacionit të Autobusëve. Në fund të 2018-ës, 95 punëtorë kishin shpërblyer për performancë të mirë, por këtë herë me nga 100 euro.
E vlera e bonuseve arriti në 9 mijë e 500 euro.
“Ne kemi identifikuar se ndërmarrja për muajin dhjetor 2018 në formë bonusi/shpërblimi për performancë të mirë në punë kishte paguar 95 punonjësit me nga 100€ në gjithsej 9,500€. Këto pagesa ishin realizuar edhe përkundër faktit se ndërmarrja ka operuar me humbje gjatë vitit 2017 dhe këto pagesa nuk ishin miratuar nga BD. Po ashtu, afarizëm me humbje ishte planifikuar edhe për vitin 2018 në Planin e Biznesit të ndërmarrjes. Kjo ka ndodhur si rezultat i mungesës së një analize financiare nga zyrtarët kompetentë të ndërmarrjes, e cila do të shpaloste prioritetet për pagesë të obligimeve tjera”, thuhet më tej në raportin e ZKA-së.
Ndërsa nëse vazhdohet me ndarjen e këtyre bonuseve mund të shkaktoj vonesa në paga
“Shpenzimi i mjeteve financiare të ndërmarrjes për pagesë të bonuseve/shpërblimeve derisa operon me humbje do të ndikojë në vonesa dhe shtyrje të pagesave për obligimet ndaj furnitorëve dhe palëve të tjera, duke shkaktuar edhe ndëshkime dhe obligime shtesë”, thuhet në raporti.
Ndërsa rekomandimet e auditorëve janë që ndërmarrja të mos jap bonuse dhe shpërblime të tjera derisa ndërmarrja është duke operuar me humbje.
E kryesuesit të bordit i kërkohet që sigurojë se paraja e ndërmarrjes po shpenzohet në mënyrë të drejtë, duke i kushtuar prioritet pagesave të obligimeve tjera të ndërmarrjes.
Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ndërmarrjen Publike Lokale Stacioni i Autobusëve sh.a Prishtinë thuhet gjithashtu se është bërë planifikim i dobët i të hyrave dhe shpenzimeve në planin e biznesit, mangësi në menaxhimin e pasurive, Rekrutimi i punonjësve pa shpallje të konkursit publik, realizimi i të hyrave pa kontratë, blerja e mallrave dhe shërbimeve pa procedura të prokurimit./Arbresh.info/
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...