Në konferencën për media, para gazetarëve, drejtori i NPL “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan, Avni Hajrullahu, ka paraqitur aktivitetet dhe punën që është duke u bërë në këtë ndërmarrje publike, sikur që ka potencuar edhe kushtet më të mira që janë kryer në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe në përkrahje të fuqishme nga kryetari Lutfi Haziri.
Hajrullahu, ka potencuar se së bashku me Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes kanë kryer të gjitha objektivat e planifikuara duke siguruar kushte të barabarta dhe sipas ligjit për të gjithë operatorët ekonomik që veprojnë në Komunën e Gjilanit.
Edhe auditimi i paqyrave finaciare për vitin 2017 nga Audiori i Pavarur sipas tij janë pozitive dhe gjithnjë më të mira se sa vitet paraprake.
Ai ka bërë të ditur se NPL ”Stacioni Autobuseve”, është rilicensuar në kategorinë ”B” nga Ministria e Infrastrukturës në kohëzgjatje prej 5 vjet të ardhshme që dëshmon për stabilitet të ndërmarrjes.
Hajrullahu në fjalën e tij ka thënë se në aspektin e shërbimeve për këtë gjashtëmujor ndërmarrja ka ofruar rreth 35 mijë peronizime për operatorët e transportit, të cilët shfrytëzojnë hapësirat e stacionit të autobuesëve, që sipas tij në aspektin e realizimit të planit, është rreth 90 për qind.
“Ndërmarrja është e përgatitur maksimalisht për sezonin e verës kur turizmi ndikon në rritjen e fluksit të autobusëve dhe transportuesve më të vegjël të udhëtarëve”, tha ai.
“Falënderoj kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, për përkrahjen e ndërmarrjes në investimin për renovimin e objektit dhe hapësirave tjera përcjellëse. Janë krijuar kushte më të mira për punëtor dhe shërbime më kualitative e të shpejta për udhëtar. Nga data 1 korrik në objektin e “Stacionit të Autobusëve”, do të jetë edhe një zyre e Policisë së Kosovës, e gjithë kjo për të krijuar siguri më të madhe për qytetarë dhe operatorët ekonomik”, tha ai.
“Tani në bashkëpunim me drejtorinë e Shërbimeve Publike, do të punohet për investime në infrastrukturën publike, si asfaltim, të hapësirave të jashtme, ndriçim publik, rregullimin e rrethojave, e gjithë kjo pritet të realizohet në pjesën e mbetur të vitit 2018, që do të ndikoj edhe në rritjen e të hyrave në ndërmarrje deri në 15 për qind”, ka thënë ai mes tjerash.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...