Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, ambasadori Florian Qehaja dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Në pritjen që i bëri homologut të tij Gashi, Konjufca shprehu bindjen se takimet dhe angazhimi i përbashkët i shërbejnë rritjes së bashkëpunimit të shkëlqyer midis Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke i konsideruar ato si përpjekje për më të mirën e qytetarëve tanë, transmeton Arbresh.info.
“Në këtë takim, kryetari Konjufca dhe kryetari Gashi diskutuan aspekte të ndryshme të parlamentarizmit dhe folën për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve tona legjislative. Gjithashtu, biseduan edhe për çështje të tjera të interesit të përbashkët, duke përfshirë rrugën e integrimeve evropiane, zhvillimin ekonomik, tregtar dhe stabilitetin e rajonit tonë. Kryetari Konjufca shtoi se bashkëkombasit tanë, vlerat dhe synimet e përbashkëta janë ato që qëndrojnë midis raporteve tona të shkëlqyera shtetërore si garanci e këtij bashkëpunimi të shkëlqyer dhe thellimit të tij”, thuhet në njoftimin për media.
Gashi e falënderoi kryekuvendarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të avancuar sa më shumë me projekte dhe punë të përbashkëta, të cilat çojnë në drejtim të përmbushjes së synimeve dhe interesave të vendeve tona./Arbresh.info
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...