Sqarohet QKUK-ja: Pse u ndaluan pushimet vjetore të mjekëve dhe infermierëve?

09:48 | 10 Qershor 2020
Arbresh Info

Mjekë dhe infermierë janë ankuar në adresë të Gazetës Shneta për ndalimin e shfrytëzimit të pushimit vjetor në punë gjatë kohës së pandemisë.

Menaxhmenti i QKUK-së ka treguar se pushimi nuk është lejuar për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, duke përfshirë mjekët dhe infermierët.

“Për shkak të gjendjes emergjente të shpallur si pasojë e Covid-19, nuk është lejuar pushimi i mbetur i të gjithë punëtorëve shëndetësor, jo vetëm infermierëve, por edhe mjekëve dhe të punësuarve të tjerë. ShSKUK është në koordinim me Msh, pasi që ende është e shpallur gjendja emergjente në shëndet publik”, thuhet në përgjigjen e menaxhmentit.

QKUK thotë se kjo masë për ndalimin e shfrytëzimit të pushimit do të vlejë deri në një vendim tjetër.

“Deri në një vendim tjetër do vlejë rregulli për mos lejim të pushimeve. Shfrytëzimi i pushimeve është e drejtë ligjore që gëzon secili i punësuar dhe ato do të lejohen po sa të ketë një vendim për lejimin  e tyre”, thuhet në përgjigje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme