Google ADS

Sqarohet qeveria: Kurti nuk u ankua për Grenell, por për planet e Thaçit për shkëmbim territorial

20:52 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë një reagim publik lidhur me letrën që kryeministri Albin Kurti i ka dërguar zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence.

Lidhur me këtë, Kryeziu ka thënë se Kurti në letrën e dërguar tek Pence, nuk është ankuar për Grenell, por ka shprehur shqetësim sipas tij për planet e Presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territorial.

”Raportimi se Kryeministri Kurti i është ankuar Zëvendës Presidentit Pence për Ambasadorin Grenell është interpretim tendencion dhe nuk përfaqëson përmbajtjen e letrës.”, thotë ai.

”Në letrën dërguar Zëvendës Presidentit Pence, Kryeminsitri Kurti e ka falenderuar atë për ndihmën financiare që SHBA-të i kanë ofruar Kosovës në ballafaqimin e saj me COVID-19 dhe ka shprehur krenarinë për të gjitha ata shqiptaro-amerikanë, pjesë e komuniteti mjekësor, të cilët po kontribuojnë në luftimin e pandemisë atje.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme