Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka sqaruar se ministri në detyrë i kësaj ministrie, Muharrem Nitaj, ka kërkuar anulimin e zgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it, para se të reagonte Ambasada britanike.
“Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, ju njoftojmë se shkrimet e publikuara në disa portale se “Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Nitaj pas reagimit të Ambasadës britanike, kërkon anulimin e zgjedhjes se kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it”, nuk janë të sakta”, thuhet në sqarimin e MEA-së.
“Ministri Muharrem Nitaj ka kërkuar anulimin e këtij konkursi përpara se të reagonte Ambasada britanike, reagimi i se cilës ka ardhur më pas, e si mbështetje qëndrimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për të mos proceduar me zgjedhjen e bordeve të reja të ndërmarrjeve publike, e të cilin e vlerësojmë pa asnjë dyshim”, thuhet tutje në sqarimin e MEA-së.
“Ne duam të besojmë se gabimi ka qenë i paqëllimshëm, por pavarësisht, informimi gjysmak apo gjysmë i vërtetë mund të krijojë pasqyrë të gabuar, duke qenë edhe në kundërshtim me interesin e opinionit publik”, thuhet në fund./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje