Gjykata Supreme ka reaguar pas rrëfimit të viktimës së dhunimit gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqit.
Sipas rrëfimit, dy përdhunuesit e saj janë liruar me vendim të Gjykatës Supreme dhe kjo gjë ka ngjitur edhe reagime të shumta në media dhe te qytetarët.Për këtë arsye, Gjykata Supreme përmes një sqarimi ka bashkëngjitur Aktgjykimin e këtij rasti, ku edhe jepet arsyetimin e vendimit të marrë.
Gjithashtu kjo gjykatë ka sqaruar se sipas Kodit Etik për Gjyqtar, e kanë të ndaluar komentimin e aktgjykimeve, qoftë nga kryetari i Gjykatës, qoftë nga gjyqtari i rastit.
“Me qëllim të informimit të drejtë dhe te plotë të publikut lidhur me rastin e Vafsije Krasniqit, viktimë e dhunimit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, bashkëngjitur gjeni Aktgjykimin e këtij rasti, (i cili është i anonimizuar, bazuar në Udhëzimin Administrativ, 02/2016), ku jepet arsyetimi për vendimin e marrë.
Gjykata Supreme, ju njofton se, sipas Kodit të Etikës për Gjyqtarë, komentimi i aktgjykimeve, qoftë nga kryetari i Gjykatës, qoftë nga gjyqtari i rastit, është i ndaluar. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...