Komuna e Drenasit ndjen për obligim të sqaroj qytetarët e saj ne lidhje me shkrimin e djeshëm në media, ku është thënë se Lladrovci ka formuar Komision Disiplinor ndaj shefit të Arhives, Sadik Tahiraj, për kohën e shkeljeve të supozuara sa ishte drejtor i Arsimit.
“Ju informojmë, se Kryetari Lladrovci nuk ka formuar asnjë Komision të tillë, sepse Komisioni në fjalë ka qenë i formuar që nga viti 2015 dhe ka ende mandat.
Disa individ të subjekteve politike, për qëllime propagandistike dhe për t’i sjell vetes dobi e vota, pasi që tani më janë shpallur edhe zgjedhjet lokale, janë duke përdorur lloj lloj dezinformatash duke tentuar të denigrojnë e shpifin ndaj institucionit komunal për gjëra që nuk janë të vërteta.
Komuna e Drenasit është e hapur dhe transparente për gjithë ata të cilët janë të interesuar të marrin informata të ndryshme që atyre ju interesojnë”, shuhet në njoftim.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë