Ish-kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq u betua si President më 31 maj. Ai e mori detyrën pas fitores së zgjedhjeve më 2 prill ku mori më shumë se 55 për qind të votave.
Megjithatë, fitorja e tij u shoqërua me protesta në të cilat demonstruesit bënin thirrje për një rinumërim.
Kundërshtari i tij, Sasha Jankoviq ka pretenduar se kishte parregullsi gjatë votimit ku rezultuan 319 mijë vota të panumruara. Vuçiq iu kishte kundërpërgjigjur duke porositur të bëhet rinumërimi para kamerave televizive.
Kolumnisti rus, Igor Pshenchinkov vë në dukje se më pak se gjysma e serbëve favorizojnë rrugën drejt integrimit evropian nën udhëheqjen e Vuçiqit.
Sipas një sondazhi 47.7 për qind e të anketuarve gjatë muajit mars u përgjigjen me ‘po’ në pyetjen se ‘A e mbështesin hyrjen e Serbisë në BE’, 39 për qind kanë thënë jo, ndërsa 13.3 për qind janë shprehur të pasigurt.
Tradicionalisht Serbia është pro-ruse dhe shumica e serbëve favorizojnë lidhjet e ngushta me Rusinë. Një sondazh i vitit 2015 tregon se 68.2 për qind e serbëve favorizonin aleancën me Rusinë. Të anketuarit u shprehën gjithashtu se mbështesin një bashkim politik dhe ekonomik me Rusinë e jo me BE-në.
Rëndësia e lidhjeve mes Rusisë dhe Serbisë është demonstruar nga fakti se Vuçiq organizoi një vizitë në Moskë vetëm një javë përpara zgjedhjeve dhe zhvilloi takim me presidentin rus, Vladimir Putin.
Pavarësisht nga kjo, Vuçiq ka hedhur poshtë perspektivën e integrimit ekonomik me Rusinë në favor të BE-së, kërkesat e të cilëve janë jopopullore brenda vendit.
Çështjet më të diskutueshme janë njohja e Kosovës e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe pjesëmarrja në NATO.
“Sjellja e legjislacionit të Serbisë në përputhje me normat e BE-së nuk është një problem i madh, edhe pse kjo kërkon punë. Problem kryesor dhe kusht kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE është njohja zyrtare e pavarësisë së Kosovës. Vuçiq është duke shkuar ngadalë drejt këtij momenti të tmerrshëm për të gjithë serbët – ngadalë por me siguri”, thotë Pshenichnikov.
Dialogun Prishtinë-Beograd, Pshenichnikov e sheh si mësim për serbët për ta kuptuar ngadalë se Kosova është shtet i pavarur.
Sputnik-u rus raporton se Kosova do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 qershor dhe favoriti në garën për kryeministër është ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, njëherit lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në prill, Serbia pa sukses u përpoq të ekstradojë Haradinajn nga Franca nën akuzat për krime lufte.
Media në fjalë shkruan se zgjedhja e Haradinajt kryeministër do të rrisë tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës, pasi Vuçiq do të jetë i detyruar të mbajë bisedime në Bruksel në lidhje me ‘normalizimin e marrëdhënieve’ me Haradinajn.
Në takimin e fundit me përfaqësuesen e Jashtme të BE-së, Frederica Mogherinin, Vuçiq ka thënë se firoja e afërt e Haradinajt është vendosur për të hapur një mori problemesh.
Vuçiq është duke shpresuar se integrimi në BE do t’i mundësojë Serbisë për të arritur rritjen e nevojshme ekonomike. Megjithatë, kjo kërkon integrimin me NATO-n e cila vrau mijëra serbë në vitin 1999 gjatë sulmeve ajrore.
“Publikisht Vuçiq deklaron se Serbia ka zgjedhur neutralitetin ushtarak. Në të vërtet Serbia nuk ka asnjë lloj të neutralitetit ushtarak”, thotë Pshenichnikov.
Shumë komentues mendojnë se formula e neutraliteti ushtarak kishte për qëllim parandalimin e krijimit të një aleance ushtarake efektive me Rusinë
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...