Sipas Inspektoratit të Punës së Kosovës, gjatë tërë vitit 2018 deri më sot, kanë qenë 159 raste të aksidenteve në vend të punës.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndajë një fond simbolik prej 100 mijë eurosh për rastet e punëtorëve që po vdesin në vendet e tyre të punës.
Sindikata thotë se kjo shumë do të ishte një ngushëllim simbolik për këtë kategori të punëtorëve.
“Kjo shumë vjetore do të ishte një ngushëllim simbolik i shtetit tonë ndaj kësaj kategorie të punëtorëve. Ne ju inkurajojmë që të merreni me këtë problematikë, në të kundërtën ne si sindikatë jemi të obliguar që të krijojmë një fond të veçantë për punëtorët e vdekur në vendet e tyre të punës, pasi nuk mund të jemi spektatorë të ngjarjeve”, thuhet në kërkesën e SPSPK-së.
Ndryshe, siguria në punë nuk është në nivelin e duhur, dhe pothuajse 95 për qind të rasteve të vdekjeve në vendin e tyre të punës i takojnë kategorisë më të ulët sociale dhe ku shpesh herë familjet e këtyre rasteve ballafaqohen me mungesën e mjeteve për ceremoninë e varrimit si dhe traditën e pamjeve.
Sipas Inspektoratit të Punës së Kosovës, gjatë tërë vitit 2018 deri më sot, kanë qenë 159 raste të aksidenteve në vend të punës.
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...