Lidershipi kosovar nuk ka lëvizur shumë sa i përket iniciativës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të fuqizuar misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes ndryshimeve ligjore.
Kjo iniciativë u pasua me reagime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleanca Veri-Atlantike, si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Ata kërkuan që themelimi i ushtrisë, përkatësisht ndërrimi i misionit të FSK-së në Forcë të Armatosur, të bëhet me ndryshime kushtetuese, pjesë e të cilave domosdoshmërish do të ishte edhe votimi nga ana pakicave të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Së fundi, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka kërkuar që iniciativa e tij ligjore të mos vihet në rend dite edhe pak kohë, derisa të sigurohet edhe përpjekja e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.
Sipas njohësve te çështjeve politike ky është fundi i aventurës së presidentit Thaçi për shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Analisti politik Imer Mushkolaj në një prononcim për arbresh.info ka thënë se Thaçi nga fillimi e ka ditur se ushtria nuk bëhet pa pajtimin e Amerikës, duke vlerësuar se po sprapset përballë presionit amerikan.
“Ky është një vendim që është prit prej Thaçit duke pas parasysh se rekomandimet e zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee ishin të tilla dhe natyrisht pas rekomandimit të prerë është pritur që të mos vazhdohet me iniciativën e tij. Ai provoi që përmes kësaj iniciative të fitoj poenë politik mirëpo nuk i doli ashtu dhe u detyrua të sprapset nga presioni amerikan. Qysh në fillim Thaçi e ka ditur se ushtria nuk bëhet pa pajtimin e serbëve të Kosovës dhe nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta tërheq projektligjin”, ka thënë Mushkolaj.
E analisti Driton Selmanaj, e ka cilësuar si fund të aventurës politike të presidentit Thaçi sa i përket ushtrisë.
“Kjo është fundi i aventurës së tij politike për këtë tematik. Që nga fillimi e ka ditur se kjo është një lojë e tij politike duke e ditur se kjo nuk rezulton me sukses sepse e ka ditë kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo ka qenë një aventurë e tij politike për qëllime të caktuar të tij politike”, ka thënë Selmanaj për arbresh.info.
Tërheqja e presidentit Thaçi për ta vendosur së shpejti në rend dite Projektligjin që fuqizon mandatin e FSK-së, për analistin Bajrush Morina, është “tërheqje taktike” politike e tij.
“Hashim Thaçi, më në fund e ka kuptuar se ushtria nuk është punë e individit e madje as edhe e një institucioni siç është Presidenti i vendit. Ushtria është diçka më shumë se sa Presidenti edhe pse ky i fundit është komandant supreme i saj. Hashim Thaçi e ka kuptuar më në fund se nuk bëhet komandat supreme i ushtrisë së Kosovës brenda një jave apo brenda një dite. Ushtria nuk bëhet me dëshirën e dikujt, qoftë ky edhe presidenti I vendit,” ka vlerësuar Morina.
Një muaj më parë, kreu i shtetit e ka proceduar në Kuvend projektligjin dhe vetëm një ditë më pas, sipas procedurës, ai është përcjellë në Qeveri për mendim.
Qeveria pastaj e ka dërguar në tri dikastere të saj: në Ministrinë e FSK-së, në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Integrimit Evropian. Opinionet e të triave janë dorëzuar në Zyrën e kryeministrit, por ende nuk e ka kthyer në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim./Arbresh.info/Mira Avdimetaj/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...