Thaçi dhe Haradinaj e lënë pa mandat pozitën e kryeinspektorit të përgjithshëm në AKI. Nga marsi i këtij viti, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka mbetur pa mbikëqyrje.
Kjo pasi që Kryeinspektorit të përgjithshëm të AKI-së i ka përfunduar mandati.
Ndërkohë, duket se institucionet përkatës nuk kanë bërë asnjë hap në drejtim të emërimit të kryeinspektorit të ri, raporton T7.
Krejt kjo, përkundër faktit që ligji për Agjencinë e Inteligjencës, që precizon se Presidenti së bashku me Kryeministrin është dashur që ta emëronin Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.
Ndonëse kanë kaluar gati pesë muaj që kur Shkelzen Sopjani përfundoi mandatin, këtë funksion nuk e ushtron askush.
Madje edhe komisioni parlamentar i AKI-së, ka kërkuar që ky post të mos mbetet boshe.
Sipas Faton Topallit, kryetar i komisionit AKI-së, pozita e kryeinspektorit është jashtë zakonisht e rëndësishme brenda Agjencisë së Inteligjencës.
Bile kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e Inteligjencës, alarmon se AKI po rrezikon të mbetet pa mbikëqyrje të brendshme.
Këtë gjasë e rrite edhe fakti që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
E dikush që merret me çështjet e sigurisë, thotë se kjo çështje nuk është zgjidhur shkaku i interferimeve politike.
Sipas Avni Islamit, kjo çfarë po ndodhë e denigron institucionin e AKI-së.
Ndërkohë, sipas ligjit për AKI, kryeinspektori i përgjithshëm është i obliguar që drejtpërdrejtë t’i raportojë kryeministrit.
Por, nga kjo zyre kanë preferuar të heshtin rreth pyetjeve se kur do propozohet emri i ri për postin e Kryeinspektorit të AKI-së, dhe se a kanë të drejtë të bëjnë kësi veprime tash kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Të heshtur para pyetjeve të televizionit T7 ka mbetur edhe Zyra e Presidentit, e cila nuk ka folur për këtë çështje.
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...