Google ADS

 Spitali i Prizrenit ka mungesë të barnave, flasin qytetarët

16:14 | 1 Nëntor 2020
Arbresh.info

Spitali i Prizrenit është një nga spitalet më të mëdhenj në Kosovë.

Por banorët e kësaj ane që marrin shërbime në këtë spital kanë telashe për barnat

“Barnat na bie mi ble vetë shumicën e tyre. S’kemi tha barna. Non-stop duhet mi ble barna këtu kur vijmë. Gjoja se s’kanë medikamente këtu”, ka thënë një nga banorët që kishte përfunduar shërbimin në këtë spital.

E, kjo po ju rendon buxhetin e tyre, thotë njëra nga të intervistuarit nga arbresh.info.

“Barnat infuzionet këtu nuk ka i blejmë. Buxhet boll po na ngarkon. Kur s’ka i blejmë kur ka na japin”.

Këtu mund të kryejmë vetëm vizitat, ndërsa shpenzimet ju duhet të i kryen vetë.

Por ky  nuk është problemi i vetëm në këtë spital.

Prapa kamerave banorët Prizrenit janë ankuar se ne disa reparte mungojnë edhe personeli shëndetësor, e për këtë drejtori i këtij spitali ka një përgjigje.

Për arbresh.info, drejtori Afrim Avdaj, përmes një përgjigje me shkrim thotë se janë të mbuluar të gjitha shërbimet.

“I gjithë stafi është duke kryer detyrat e punës dhe janë të mbuluara të gjitha shërbimet.

Shërbimet janë duke u ofruar sipas standardeve dhe vendimeve të Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë, rekomandimeve të Instituti Kombëtarë të Shëndetit publik  dhe Organizatës Botërore të Shëndetit Publikë.

Furnizimi i barnave bëhet nga kompanitë e kontraktuara nga SHSKUK / MSH”, ka thënë ai.

Ndryshe, trajtim mjekësorë në këtë spital marrin edhe personat e prekur me virusin Covid-19 ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme