Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka reaguar në lidhje me shkrimet që janë bërë në disa portale që kanë të bëjnë me rrahje të supozuar në këtë institucion në mes Shefit të Shërbimit Teknik dhe një pjesëtari të sigurimit të spitalit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të spitalit thuhet se ky reagim vjen pas intervistimit të të dy të përfshirëve në këtë rast e të cilët kanë pranuar se janë fjalosur por jo që ka pasur kacafytje fizike.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë konfirmon se sot ka pasur një fjalosje mes shefit të Shërbimit Teknik dhe një pjesëtari të sigurimit të spitalit, e që ka ndodhur lidhur me punën, por demantojmë pretendimet se ka pasur rrahje siç është shkruar portale”, thuhet në reagimin e këtij institucioni.
Tutje njoftohet se Spitali i Përgjithshëm në Pejë do ta trajtojë këtë rast në kuadër të rregullores disiplinore që është në fuqi.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...