Spitali rajonal i Gjilanit ka në dispozicion vetëm 60 shtretër për personat të cilët janë të infektuar më COVID-19.
Të gjithë janë të zënë me pacientë, raporton Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për Arbresh.info, shefja e repartit të Klinikës Infektive në Gjilan, Doktoresha Mirvete Kurteshi.
“Aktualisht në Spitalin e përgjithshëm të Gjilanit përveç në repartin Infektives edhe në repartet tjera që i’u kemi adoptua për rastet më të prekur nga Koronavirusi numri i të gjithë shtretërve sillet në 60. Duke përfshirë edhe tri reparte të tjera që i kemi adoptua i kemi vetëm 60 shtretër në dispozicion varet sa persona lirohen gjatë ditës”.
Problem tjetër për këtë repart sikurse edhe në tërë repartet e tjera të Infektives në Kosovë janë edhe numri i vogël i respiratorëve.
Është problem nëse do të shtohet numri i personave që ju përkeqësohet gjendja pasi që i kemi vetëm 6 respirator edhe ata janë të zënë thotë Kurteshi.
Ajo ka edhe një shqetësim tjetër numrin e vogël të stafit që janë në shërbim të të sëmurëve më COVID-19.
“ Ne jemi për çdo ditë jemi në maksimumin angazhimit të stafit. Çdo ditë ballafaqohemi më raste. Në intensiv i kemi 6 respirator edhe ata janë të zënë dhe është shqetësues numri i rritjeve të rasteve, është shqetësues edhe numri i personelit pasi jemi pak staf jemi vetëm 6 infektolog dhe më këtë trend të infeksionit kamë frik se nuk do të ja dalim të ju ndihmojmë njerëzve pasi që stafi është i vogël. Kështu i apelojë të gjithë qytetarët që ti aplikojnë masat mbrojtëse pasi që i vetmi shpëtim është maska dhe distanca. I kemi rreth 60 pacient por se paku 1/6 prej tyre janë në gjendje të rend kam frik se më u përkeqësua gjendja e ndonjërit nuk do të kemi si ti dalim në ndihmë më respirator pasi që janë të zënë” ka thënë ajo për arbresh.info.
Doktoresha e Infektives, thotë se në këtë kohë pandemie problem tjetër kanë edhe më mungesë të materialeve shpenzuese.
“Kemi filluar të kemi mungesë të materialit shpenzues, dorëza, maska e rroba mbrojtëse pastaj barnat. Na mungon një aparat për analizën gazore të gjakut”.
Kjo është intervista e plotë:
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...