Spitali i Gjilanit javën tjetër do të bëhet me rezervuar të oksigjenit të lëngshëm

12:19 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info
Spitali i Gjilanit javën tjetër do të bëhet me rezervuar të oksigjenit të lëngshëm, raporton Arbresh.info.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit javën e ardhshme do të vendoset një rezervuar me oksigjen të lëngshëm, me një kapacitet prej 10 mijë litrash, për t’i dhënë fund problemeve me furnizim.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi,  i ka shpalosur hollësitë e projektit gjatë vizitës në Njësinë COVID të Spitalit të Gjilanit, para personelit shëndetësor, të cilët i falënderoi për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm, në ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët e prekur me virusin SARS-CoV-2.

Gjatë vizitës, drejtori është shoqëruar nga dr. Vjollca Kodolli, anëtare e Bordit Drejtues në ShSKUK.

Menaxhmenti i SHSKUK-së, sipas planifikimeve të bëra, me një vizion të qartë për zgjidhjen e çështjes së furnizimit me oksigjen, së shpejti do të vendosë rezervuare me oksigjen të lëngshëm edhe në spitalet tjera të përgjithshme./ Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme