Pacientët e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Greza”, në Gjakovë, duket se po mbahen mirë sa i përket ushqimit.
Kështu me datën 28 të muajit të kaluar është kurorëzuar kontrata e radhës me D.P.T, Mishtoren “Titi” dhe spitalin në Gjakovë.
Sipas kontratës së publikuar, një kilogramë mish gjedhi- tul i freskët ka kushtuar 6.45 euro, derisa kilogrami për peshq të ngrirë 3.26 euro.
E njëjta kontratë thotë se mishi i bardhë pule ka kushtuar 2.47 euro. Vlera totale indikativë e kontratës është hiç më pak se 59 mijë e 946 euro, shkruan Indeksonline.
Kontrata ka hyrë në fuqi më 27 dhjetor 2018 dhe përfundon më 27 dhjetor 2019. Vendi i dorëzimit të furnizimit do të jetë depo ushqimore e spitalit në Gjakovë.
Kurse, origjina e mallrave do të përcaktohet sipas Kodit të Doganave dhe Bashkësisë Evropiane.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...