Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ka publikuar raportin mujorin, ku bëhet e ditur se gjatë janarit janë hospitalizuar janë 963 pacientë.
Në raport thuhet se 58 pacientë janë në Kirurgji, 35 në Ortopedi, 21 në Urologji, 9 në ORL, 13 në Oftalmo, 289 në Gjinekologji, 137 në Neonatologji, 74 në Pediatri, 159 në Interno, 18 në Infektiv, 27 në Neurologji, 29 në Psikiatri, 69 në Pulmologji, 4 në Dermë, 8 në Kujdes intenziv dhe 13 në Njësinë Koronare).
Për gjatë muajit janar, në Spitalin e Gjakovës Janë kryer 112 operacione (24 operacione Kirurgjike, 24 operacione Ortopedike, 6 operacione Urologjike, 1 operacion në ORL dhe 21 operacione Gjinekologjike).
“Gjatë këtij muaji kanë lindur 79 djem e 61 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 35)” , thuhet në njoftim.
Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 7338, 190 shërbime në CT, 1246 shërbime në Ro-Kabinet dhe 158 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.
“Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 2435. Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 830 shërbime të Dializës”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...