Spitali i Gjakovës, politikanëve: Spitali ka nevojë për maska e pajisje tjera, jo për fotografi

08:31 | 17 Mars 2020
Arbresh.info

Spitali rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Spitali ka nevojë për maska e mantele dhe jo për vizitat boshe të politikanëve vetëm për foto.

Drejtues të këtij spitali kanë kërkuar nga politikanët që të qëndrojnë larg institucioneve shëndetësore.

“Jemi në situatë emergjente për shëndetin publik në nivel kombëtar, si rrjedhojë e kësaj apelojmë te klasa politike të qëndrojnë sa më larg institucioneve shëndetësore. Kemi nevojë për maska, mantele, dezificent për duar, nuk kemi nevojë për vizitat tuaja boshe, mos ejani në institucione shëndetësorë për foto, mos na shpenzoni maska apo mantele kot, respektojeni ligjin e emergjencave”, thuhet në postimin e këtij spitali.

Ndryshe, një ditë më parë këtë institucion shëndetësor e kanë vizituar dy deputetët nga Gjakova të AAK-së, Pal Lekaj dhe Teuta Haxhiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme