I hapur qe 10 vite në Tiranë, Spitali Amerikan është tashmë një emër i njohur për të gjithë ata që kanë probleme me shëndetin.
Në Kosovë ky spital është hapur para pesë viteve, ku ka arritur që me punën e stafit të kryej me sukses intervenime nga më të ndryshmet që në qendra të tjera spitalore jo vetëm në vend por edhe në rajon nuk kryhen.
Përveç intervenimeve të shumta që kryhen në këtë spital, edhe mjetet e reparteve të ndryshme i përkasin teknologjisë më të re, gjë kjo e cila ndikon në cilësinë e shërbimeve që pacientëve iu ofrohen.
Në repartin e Kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan punojnë dy kardiokirurgë të cilët janë vëllezër. Besnik dhe Fatos Kojcici në një intervistë për portalin Arbresh.info kanë treguar përvojën e tyre në këtë spital dhe punën që bëjnë.
Kardiokirurgu Besnik Kojcic tregon se si operacioni i bypass-it në Spitalin Amerikan bëhet pa e ndalur zemrën.
“Ne i mbulojmë të gjitha operacionet në zemër që bëhen kudo në Evropë dhe botë përveç transplantimit të zemrës që janë ligjet e caktuara që nuk bëhet në Kosovë e as në Shqipëri.
“Operacionet i bëjmë si çdo qendër e avancuar në Evropë. Unë me Fatosin kemi pasur fatin të jemi në një qendër ku disa operacione janë bërë pak më ndryshe sesa edhe në Gjermani dhe në qendrat tjera. Operacionin e bypasit të ne e bëjmë pa e ndalur zemrën fare, do të thotë zemra punon, i bëjmë bypass-at sa të ketë nevojë pacienti. Pra ky është një intervenim që na dallon nga tjerët. Po ashtu këtu ne nuk i përdorim fare venat, ne i bëjmë të gjitha bypass-at vetëm me arterie sepse e ka jetëgjatësinë me të gjatë”, tha ai.
Ai tregoi se kanë kryer operacione të ndryshme dhe të shumta, si ai i ndërrimit të valvulave, defekteve të lindura.
“E kemi bërë këtu një rast intervenimi, ndërrimin e valvulës tek pacienti i zgjuar. Pra ai nuk ka qenë i lidhur me respirator, sepse ka pacientë që e kanë këtë indikacion. Gjatë operacionit me pacientin bisedonim ndërsa ne operonim duke ndërruar valvulën. Këto janë veçori që na dallojnë prej qendrave në rajon”, thotë ai.
Kurse kirurgu Fatos Kojcici thotë se në bazë të statistikave me vendet në të cilat kishte punuar, pacientët janë shumë të kënaqur.
“Ne në Spitalin Amerikan punojmë sipas rregullave mjekësore, ku e kemi një ekip të zemrës që janë kardiologët, dhe rastet i bisedojmë pastaj vendoset terapia dhe bëhet mjekimi, pra nuk keqmanipulohen pacientët. Këtu në Spitalin Amerikan i ofrojmë shërbimet për zemër 365 ditë dhe jemi të gatshëm 24 orë. Mund të vijnë të gjithë pacientët për çdo lloj konsulte dhe ne i ofrojmë një shërbim shumë të mirë ku nëse shkohet në perëndim është i njëjti”, tha ai.
Përveç repartit të kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan, edhe në repartet tjera kryhen intervenime që në qendrat e tjera mjekësore nuk janë kryer asnjëherë.
Ismet Jusufi, anesteziolog dhe shef i repartit Intensiv thotë se ky repart është model për repartet në rajon.
“Ky repart plotëson kriteret sikurse repartet intensive tek qendrat e mira në Evropë. Me bindje të plotë them se mbi 98 për qind e pacientëve që dalin nga këtu janë të kënaqur”, tha ai.
Në anën tjetër, reparti i Radiologjisë në Spitalin Amerikan përdor pajisjet që i përkasin teknologjisë më të re.
“Në këtë repart mjetet janë të teknologjisë më të re, dhe kanë bërë të ketë fluks më të madh të pacientëve e po ashtu prezenca e këtyre mjeteve ka bërë që diagnostikimi të jetë më i shpejt dhe i saktë andaj për këtë pacientet janë tejet të kënaqur”, thotë Dr. Admir Sulovari, radiolog.
Shumë i rëndësishëm për pacientët, në këtë spital është edhe reparti i Koronarografisë, ku në këtë repart bëhet trajtimi i infarktit të miokardit.
Kardiologu Dr. Blendi Horjeti ka treguar punën që bëhet në këtë repart, ku thotë se ka pacientë të shumë dhe të gjitha mjetet janë të teknologjisë se re.
E kush do të fliste më mirë për shërbimet dhe cilësinë e tyre përveç klientëve.
Pacienti Halit Kelmendi i cili sapo është operuar ka treguar se kishte qenë në Maqedoni për të kërkuar ndihmë nga mjekët mirëpo ata e kishin refuzuar.
“Në Maqedoni kam qenë, ma kanë ngjitur një stendë dhe më kanë thënë që nuk bënë të operohem, pra më kanë refuzuar. Kam ardhur këtu dhe jam operuar e tani po ndihem shumë mirë andaj i falënderoj mjekët shumë”, ka thënë ai.
Edhe Abdurrahman Abdurrahmani thotë se është tejet i kënaqur me shërbimet e spitalit.
“Jam operuar para katër muajsh, në operacion kam kaluar shumë mirë dhe kam pasur doktorët më të mirë në Kosovë. Kanë pasur shumë kujdes për mua”, tregon ai./Arbresh.info
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...