Oklahoma City Thunder dhe Minnesota Timberwolves kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme mbrëmë.
Deri në sekondat e fundit të ndeshjes fituesi nuk dihej, por në fund triumfuan mysafirët falë një tre pikëshi nga largësia nga Andrew Wiggins.
Timberwolves triumfuan me rezultat të ngushtë 115:113, në një ndeshje ku shkëlqeu dyshja Karl Anthony Town dhe Andrew Wiggins me nga 27 pikë të shënuara.
Paraqitje të mirë kishte edhe Jeff Teague me 19 pikë dhe Jimmy Butler me 15 sosh.
https://www.youtube.com/watch?v=xpHgCNcJtQk
Ndërkohë tek Thunder paraqitje të jashtëzakonshme kishte Russell Westbrook me 31 pikë 10 asistime e pesë kërcime por të pa mjaftueshme për fitore.
Fitore ka shënuar edhe New Orleans Pelicans përballë Los Angeles Lakers me rezultat 119:112.
Anthony Davis me 27 pikë, 17 kërcime e tre asistime dhe DeMarcus Cousins me 22 pikë e 11 kërcime ishin më efikasit tek mysafirët.
Ndërkohë Jordan Clarkson me 24 pikë, Caldwell Pope e Kyle Kuzma me nga 20 pikë ishin koshashënuesit më të mirë tek Lakers.
https://www.youtube.com/watch?v=sXH1xo0g-E8
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...