Specialja vazhdon bastisjen në shtëpinë e Hajredin Kuçit

20:35 | 5 Dhjetor 2024
E.G

Po vazhdon bastisja nga zyrtarët e Specialesë në shtepinë e ish ministrit të Drejtesisë së Kosovës, Hajredin Kuçi.

Nga terreni raportohet se rrugët e lagjes së tij po vazhdojnë të jenë të bllokuara nga Policia e Kosovës, ndërkohë vazhdimisht ka patrullime edhe nga forcat e EULEX-it. Bastisja e shtëpisë ka nisur që nga paraditja e sotme.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX-i./rtk

Gjykata Speciale arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme