Deklarata e kryetares së Gjykatës Speciale të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, se aktakuzat e para për krime lufte do të ngrihen së shpejti, ka trembur deputetët e Partisë Demokratike (PDK) në Kuvendin e Kosovës.
Të enjten gjatë seancën se parë të mbajtur pas një pauze të gjatë për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve lokale deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, kishte akuzuar misionin ndërkombëtar të sundimit të ligjit, EULEX, për qasje diskriminuese dhe paragjykuese nga zyrtarët e EULEX-it ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë gjykuar në procese të ndryshme nga prokurorët dhe nga gjyqtarët e këtij misioni.
Pas fjalimit të tij deputetët e kësaj partie kishin lëshuar sallën, ku dhe ka dështuar seanca për të vazhduar të premten (dje). Mirëpo ajo sërish ka dështuar, ku pas arrestimit të tre deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje” një pjesë e madhe e deputetëve nuk kanë qenë në sallë, ku edhe seanca ka dështuar sërish, shkruan Zëri.
Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile thonë se akuzuat e fundit të PDK-së ndaj EULEX-it po vijnë nga frika që deputetët e kësaj partie po kanë nga Gjykata Speciale.
Rexhep Selimi, deputet i lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë se një veprim i tillë i PDK-së, duke e lëshuar sallën në shenjë proteste ndaj EULEX-it, është i pakuptimtë dhe është “hipokrizi e pastër”.
“Ajo çfarë ndodhi dje, kur PDK-ja lëshoi sallën e Kuvendit si reagim ndaj EULEX-it, ishte e pakuptimtë, kurse në anën tjetër ishte edhe hipokrizi, sepse ta lëshosh sallën si deputet i cili ka votuar Gjykatën Speciale kundër UÇK-së për mua është puro hipokrizi, ta lëshojë sallën partia e cila e ka vazhduar misionin e EULEX-it po ashtu është hipokrizi, pra nuk është çështje parimore”, ka thënë Selimi.
Sipas tij, nëse PDK-ja dëshiron ta kundërshtojë EULEX-in, një gjë të tillë duhet ta bëjë në Parlament e jo jashtë tij.
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...