Google ADS

Specialja të mërkurën në Kryesi të Kuvendit?

18:33 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Të mërkurën, në mbledhjen e Kryesisë në ora 11:00 pritet të shqyrtohet procedimi i projektligjit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht kundërshtimit të ashpër ndërkombëtar.

Gazeta Express, të hënën ka folur me Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës Xhavit Halitin e PDK’së dhe Kujtim Shalën e LDK’së. Shala ka thënë se për shtyrjen e mbledhjes nga e hëna për ditën e mërkurë nuk është dhënë asnjë shpjegim.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ishte paraparë të mbahej sot, ku si pikë e rendit të ditës do të ishte procedimi i projektligjit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, mirëpo mbledhja është shtyrë për të mërkurën në orën 11:00.

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit njoftuar që mbledhja e ardhshme do të jetë të mërkuren, mirëpo ata nuk janë njoftuar për rendin e ditës.

Nënkryetari i Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti thotë se nuk e dinë ende se cilat janë pikat e rendit të ditës për mbledhjen e kryesisë.

“Mbledhja e ardhshme është të mërkurën në orën 11:00, mirëpo asnjë nga anëtarët nuk e kemi rendin e ditës”, ka thënë shkurt për Express, Xhavit Haliti.

Gazeta Express ka kontaktuar gjithashtu edhe me Nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK’së Kujtim Shalën, i cili thotë se mbledhja e caktuar fillimisht për ditën e hënë, është shtyrë pa ndonjë shpjegim dhe se rendin e ditës për ditën e mërkurë ende nuk e kanë marrë.

Shala mes tjerash ka bërë të ditur se qëndrimi i LDK-së karshi Gjykatës Speciale është i njëjte.

“Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, kemi qenë dhe do të jemi kundër që Gjykata Speciale të shfuqizohet”, ka thënë Kujtim Shala.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme