Pas pauzës 30 minutëshe, gjykatësit i Dhomave të Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou, dha urdhrat e tij rreth kërkesave dhe çështjeve që parashtruan Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtja e të akuzuarve.
Gjykatësi Gullou, rrëzoi kërkesën e mbrojtës së ish-kreut të UÇK-së, Kadri Veseli që dosja paraprake e ZPS-së të depozitohet në prill 2020, shkruan arbresh.info.
Po ashtu, gjykatësi i Speciales urdhëroi ZPS-në që t’i vendos në dispozicion mbrojtjes në njoftim të hollësishëm të provave që janë objekt i rregullit QN23 të rregullores brenda datës 25 qershor 2021.
“Kërkesa e mbrojtjes së Kadri Veselit që dosja paraprake e ZPS-së të depozitohet në prill 2020, është rrëzuar në vendimin tim. Pasi dëgjova palët për çështjen, unë jap këtë urdhër: Jap urdhër prokurorisë që t’i vendos në dispozicion mbrojtjes në njoftim të hollësishëm të provave që janë objekt i rregullit QN23 të rregullores brenda datës 25 qershor 2021, jap urdhër mbrojtës që t’i bëhet e ditur ZPS-së brenda datës 20 gusht 2021, ose në një datë edhe më të hershme se cilat materiale, mes atyre që janë listuar në njoftimin e hollësishëm, dua që të kenë në dispozicion për të përdorur përmes nxjerrjes apo përmes konsultimit”, tha gjykatësi.
“Po ashtu ZPS-në e urdhëroj që brenda datës 10 shtator 2021 të vendos në dispozicion mbrojtjes materialet përkatëse, të cilat nuk kërkojnë redaktime dhe të parashtrojnë kërkesë për masa mbrojtëse nëse do të ketë të tilla lidhur me materialin që kërkon mbrojtja”, përfundoi gjykatësi Gullou./arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...